Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për “shpërdorim detyre”.
Dosja fillimisht ishte nisur nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila kishte regjistruar një procedim nën dyshimet se Hide ka favorizuar kultivimin e kanabisit gjatë kohës kur ishte shef krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Pasi Hide u zgjodh në krye të Bashkisë Libohovë një vit më parë, çështja u transferua në SPAK.
Ndërkohë pak më herët u paraqit edhe krybashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi.