Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Gjirokastër, ku merrte pjesë edhe kryebashkiakja Zamira Rami, u shoqërua me debate, sidomos për çështjen e investimeve nëpër shkolla.
Por një moment tjetër pikant ishte edhe ‘shpërthimi’ i kryetarit të fshatit Golem, Alket Stroka. I indinjuar nga mungesa e investimeve në fshatin e tij, sidomos për rrugën, Stroka ka hedhur akuza të rënda ndaj kryebashkiakes Zamira Rami. Sipas tij ajo nuk ka bërë asnjë gjë për fshatin Golem dhe se bashkinë e ka kthyer në shërbim të Vangjel Tavos.
“Bashkinë e ka kthyer në shërbim të partisë ajo dhe kumbari i kësaj bashkie është Vangjel Tavo. Kjo bashki është kthyer në strehën e parazitëve dhe të ndrikullave. Ajo s’ka bërë asgjë në fshatin tim, ndriçimin e kam bërë vetë, varrezat i kemi pastruar vetë me lekët e banorëve. Thotë është në krizë bashkia, hiq gjytyrimët që ke mbushur bashkinë moj zonjë. Nuk t’i kam sjell unë, por Vangjel Tavua”, është shprehur kryetari i fshatit Golem, Alket Stroka.
Teksa ai fliste kryebashkiakja Zamira Rami kishte paka minuta që kishte dalë nga salla. Për më tepër shihni videon më poshtë.
©ArgjiroLajm.net