• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ksamil, 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera

01/06/2025
Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në një banesë që nuk i përket.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe marrë në përdorim me forcë banesën e një gruaje, shtetases B. L., 38 vjeçe, gjithashtu banuese në Ksamil.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 31 maj 2025, kur është konstatuar se A. L. ka hapur me forcë derën e banesës, ka ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar kamera sigurie dhe vendosur një portë të re, duke marrë kontrollin fizik të pronës në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 54-vjeçari pritet të përballet me akuzat për dëmtim prone, hyrje të paligjshme në banesë dhe marrje të padrejtë në posedim të pasurisë së tjetrit.

Policia e Sarandës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë. Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.

Related Posts

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim
Kryesore

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit
Kryesore

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali
Kryesore

Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali

04/03/2026
E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

04/03/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kupa e Kosovës/ Ballkani, Ferizaj e Dukagjini në gjysmëfinale

Kupa e Kosovës/ Ballkani, Ferizaj e Dukagjini në gjysmëfinale

04/03/2026
Muaj perfekt për Partizanin, tekniku i të kuqve shpallet trajneri më i mirë i shkurtit, Kërnaja: Rezultat i punës & sakrificës së skuadrës

Muaj perfekt për Partizanin, tekniku i të kuqve shpallet trajneri më i mirë i shkurtit, Kërnaja: Rezultat i punës & sakrificës së skuadrës

04/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al