Policia bën me dije se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil.
Si rrjedhojë, personi i qëlluar ka humbur jetën kur po transportohej në spital. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë shtetasi G.M. 48 vjeçari njihej në zonë si biznesmen. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje të hesapeve me njëri-tjetrin.
Policia shprehet se po punohet për të kapur autorin/ autorët.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion parparak
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.