Një çift turistësh janë shpëtuar nga mbytja pasi motorri me të cilin ata udhëtonin kishte pësuar defekt
Policia Kufitare ka njoftuar se është njoftuar nga shërbimi i radarit Ksamil se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkonte ndihmë bashkë me shtetasen Sh.A, 22-vjeçe, pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk u ndizej dhe kishte mbetur në det bashkë përballe bregut të Vivarit.
Shtetasit e huaj po lundronin me nje “Jet ski” e cila ka pësuar difekt dhe nuk ndizej.
Policia Kufitare shoqëroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.