Gjatë takimit të sotëm në Apoloni me të rinjtë e Fierit, kryeministri Edi Rama është përballur edhe me ata që mes batutave e humorit i kanë kërkuar shtyrje të zgjedhjeve. Në një moment Rama i drejtohet një të riu me fjalët.
“Hajde këtu ai që donte të shtynte zgjedhjet, ku je mo do vish apo jo, se po afrohesh po prap e ke me siklet. Herë tjetër s’ka, në 18 qershor. E kuptova ke ardhur këtu për të parë se si do ja bëj, mirë ke bërë, tani je me ne mos u ndaj”.
Shihni videon.