Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se është kapur duke kultivuar kanabis. Mësohet se Blerim Bejko., 39 vjeç, banues në fshatin Strëmbec, është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në afërsi të stanit të tij.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 39-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 39 vjeç, banues në fshatin Strëmbec, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në afërsi të stanit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.