Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Peqin. Bëhet me dije se ambienti, i cili ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa mbi 3000 rrënjë kanabis janë sekuestruar në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotik.









