Ndalesa e radhës e takimeve elektorale të Mirela Kumbaros ishte Libohova. Bashkë me të ishin edhe kandidatët për deputetë të qarkut Gjirokastër.
“Në një supertakim me libohovitët e zemrës, prezantuam projektet e #Shqipëria2030, bashkë me Piron, Tërmetin, Anilën e Shyqyriun, ku Libohova vjen në dritën e vëmendjes, sepse mbështetjen dhe besimin e saj e kemi gjithmonë pa kursim, prandaj çdo votë e Libohovës për Partinë Socialiste do të përkthehet në mundësi e programe zhvillimi në vijim të shembujve të mirë siç kemi bërë me rikualifikimin e qendrës së qytetit, me rijetëzimet e trashëgimisë kulturore, me projektet turistike në Nepravishtë e Labovë, për ta konsoliduar Libohovën dhe krejt qarkun e Gjirokastrës si perlën kulturore, natyrore e kulinare të jugut të Shqipërisë”, shkruan Kumbaro teksa publikon pamjet.