• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro iu gjen punë të dënuarve me shërbim prove: Te Agjencia e Bregdetit dhe Zonave të Mbrojtura

21/06/2022
Kumbaro iu gjen punë të dënuarve me shërbim prove: Te Agjencia e Bregdetit dhe Zonave të Mbrojtura

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës përfaqësuar nga drejtori Ervin Hoxha, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e dënimit alternativ “kryerja e një pune në interes publik”. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dakordësuan që kjo është mënyra më e mirë për t’i riintegruar këta persona në komunitet, por edhe për t’i shërbyer sezonit turistik me burime njerëzore.

“Ne kemi nevojë për rojtarë pylli sidomos, në sezonin e verës kur shtohen vizitorët në parqet kombëtare. Duhet kuptuar se bëhet fjalë për një kategori që nuk ka kryer dëme ose krime të asaj shkalle që mund të përbëjnë rrezik social. Këta njerëz do të punojnë në drejtoritë rajonale të zonave të mbrojtura dhe do të ndihmojnë punonjësit tanë në mirëmbajten dhe vëzhgimin e territorit”, tha Kumbaro.

Për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja është shumë e rëndësishme që këta persona t’i rikthehen shoqërisë, por edhe t’ia shlyejnë me punë dëmin e shkaktuar.

“Filozofia jonë është që dënimi të jetë mjeti i fundit. Për këtë kategori veprash, personat që shkelin ligjin për një arsye ose për një tjetër, sepse jeta ka sfida nga më të ndryshmet, së pari t’i rifitojmë këta njerëz, t’i rikthejmë në shoqëri por edhe t’ia shlyejnë shoqërisë me punë atë dëm që i kanë shkaktuar përmes veprës penale”, u shpreh ministri Manja.

Ministrja Kumbaro theksoi se gjatë sezonit veror, për shkak të mbipopullimit të disa territoreve të bregdetit dhe parqeve natyrore, ndihma e kësaj kategorie do të ishte shumë e dobishme.

Në kuadër të marrëveshjes, në bashkëpunim me Shërbimin e Provës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të marrë përsipër të sigurojë vendin e punës ku do kryhet puna në interes publik në dy prej agjencive të varësisë, siç janë Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al