• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore me ekspertizën e Universitetit të Kembrixhit

01/04/2026
Kumbaro: Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore me ekspertizën e Universitetit të Kembrixhit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se po vijon puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një institucion që do të reformohet me një sistem të ri, transparent, meritokratik dhe të besueshëm për administrimin dhe zhvillimin e testimeve në vend.

Ministrja bëri me dije se së fundmi është zhvilluar një vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit, me mbështetjen e të cilit po punohet për reformimin e këtij institucioni sipas standardeve dhe ekspertizës më të mirë ndërkombëtare. Në këtë proces është përfshirë edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, i cili kontribuon me ekspertizë teknike dhe mbështetje financiare.

“Kemi miratuar në Qeveri ligjin që e kthen në një Agjenci Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, ndërsa sapo jemi kthyer nga një vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit, me mbështetjen e të cilit po punojmë për ta reformuar sipas standardeve dhe ekspertizës më të mirë ndërkombëtare, së bashku me partnerët e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që ndihmojnë me ekspertizë teknike dhe financiare. Bëhet fjalë për provimet e maturës shtetërore, provimet e profesioneve të rregulluara, por edhe testet ndërkombëtare si PIRLS apo TIMS. Agjencia e re e Shërbimeve Arsimore do të përfitojë nga Universiteti i Kembrixhit në 6 fusha, si forcimi i sistemit, transformimi digjital, rritja e cilësisë dhe transparencës, trajnimi i stafit, qëndrueshmëria financiare dhe planifikimi strategjik”, tha Kumbaro në konferencën me gazetarët.

Sipas Ministres Kumbaro, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore përbën edhe piketën përmbyllëse të kapitullit 26, të dedikuar arsimit. Me miratimin e këtij ligji, ky kapitull konsiderohet i përfunduar.

Related Posts

Prokurori që arrestoi Veliajn kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron e Himarës
Kryesore

SPAK kërkoi rikthimin në burg për ish kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro vetëdorëzohet në polici

01/04/2026
Çmenduri në Vlorë, 15-vjeç ari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, përplas makinën e policisë, plagoset një efektive (VIDEO)
Kryesore

Çmenduri në Vlorë, 15-vjeç ari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, përplas makinën e policisë, plagoset një efektive (VIDEO)

01/04/2026
Merr flakë makina në autostradën Vlorë-Fier, policia nis hetimet
Kryesore

Merr flakë makina në autostradën Vlorë-Fier, policia nis hetimet

01/04/2026
“Po s’vuri dorë shteti, falimentuam!”/ Fermeri i luleshtrydheve: S’ka ardhur askush, sikur nuk ekzistojmë!
Kryesore

“Po s’vuri dorë shteti, falimentuam!”/ Fermeri i luleshtrydheve: S’ka ardhur askush, sikur nuk ekzistojmë!

01/04/2026
Prezantohet Drejtori i ri, ministri Lamallari: Policia e Shtetit, institucion në shërbim të qytetarëve, jo mbi ta. Garant i rrugëtimit drejt BE
Kryesore

Prezantohet Drejtori i ri, ministri Lamallari: Policia e Shtetit, institucion në shërbim të qytetarëve, jo mbi ta. Garant i rrugëtimit drejt BE

31/03/2026
“O ti o unë, o shteti o krimi…”, eksperti tregon dy rastet e përballjes së Skënder Hitës me eksponentë të krimit: Ka nxjerrë dy herë armën nga brezi
Kryesore

“O ti o unë, o shteti o krimi…”, eksperti tregon dy rastet e përballjes së Skënder Hitës me eksponentë të krimit: Ka nxjerrë dy herë armën nga brezi

31/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prokurori që arrestoi Veliajn kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron e Himarës

SPAK kërkoi rikthimin në burg për ish kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro vetëdorëzohet në polici

01/04/2026

Ëndrra Botëror shuhet në Prishtinë, Turqia “thyen” Kosovën, i jep fund pritjes 24-vjeçare

01/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al