Mirela Kumbaro ka mbledhur në një takim strukturat e PS në qarkun Gjirokastër. Teksa shpërndan foto në rrjetet sociale, Kumbaro shkruan se PS po përgatitet ndër të tjera edhe për zgjedhjet vendore 2023, duke lënë të nënkuptohet se s’do të ketë zgjedhje vendore të parakohshme nisur edhe nga opinioni i dhënë prej Komisionit të Venecias.
“Me shtabin politik te kryesise se Partise se Qarkut Gjirokaster ndame pa asnje dileme bindjen se mandati i trete i qeverisjes nuk na u besua per te mos levizur, por, perkundrazi! per te levizur gjithçka qe te vetkorrigjohemi, te permiresojme sherbimet te njerezit, te punojme me ta dhe per ta. Besimi i atyre qe na votuan per te qeverisur te gjithe shqiptaret, eshte pasuria me e madhe e Partise Socialiste. Bashke me analizen e zgjedhjeve te fundit, me pergatitjen per hojen dhe rigjenerimin e partise, ky eshte hapi i pare drejt zgjedhjeve te ardhshme vendore te vitit 2023. Kjo eshte pak por e sigurte!”, shprehet Kumbaro. ©argjiroja.net










