• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro në New York takon sekretarin e Organizatës Botërore të Turizmit: Mbështetje Shqipërisë për investimet në turizëm

03/05/2022
Kumbaro në New York takon sekretarin e Organizatës Botërore të Turizmit: Mbështetje Shqipërisë për investimet në turizëm

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ndodhet në New York, në kuadër të diskutimit të nivelit të lartë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara mbi turizmin e qëndrueshëm. Ditën e sotme Kumbaro ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) Zurab Pololikashvili.

Pololikashvili pranoi ftesën për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa u njoh me arritjet e sektorit gjatë viteve të fundit dhe nevojën për sigurimin e një turizmi cilësor.

“Paketa ligjore që nxit dhe mbështet investimet strategjike ka nisur të japë rezultatet e para. Kemi ulur TVSH-në për të gjitha strukturat hoteliere, ndërsa për hotelet me 4 dhe 5 yje janë zeruar disa prej taksave. Kjo ka sjellë marka ndërkombëtare në Shqipëri dhe të tjera presim. Infrastruktura është vendosur në dispozicion të turizmit, me ndërtimin e një aeroporti të dytë në veri dhe së shpejti me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Jemi të qartë në vizionin tonë dhe duam të ndërtojmë turizëm të qëndrueshëm. Kërkojmë asistencën tuaj për të ndërtuar një sistem të dhënash për turizmin, përmes një metodologjie të re dhe të besueshme”, tha gjatë takimit ministrja Kumbaro.

Zurab Pololikashvili ofroi mbështetjen e plotë, duke u shprehur entuziast për rritjen e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në Shqipëri si një shembull real i turizmit të qëndrueshëm. Ai vlerësoi punën e ministres Kumbaro, ndërsa kishte propozime konkrete për bashkëpunim dhe asistencë.

“Pjesëmarrja juaj këtu rrit vizibilitetin e Shqipërisë. Ne kemi nisur të ndihmojmë vende të ndryshme në ndërtimin e udhëzimeve për të përfituar investime dhe këtë duam ta bëjmë edhe me Shqipërinë. Praktikisht ofrojmë modele të suksesshme që mund të përshtaten në kontekstin tuaj. Përmes guidave tona ne u sugjerojmë investitorëve të mundshëm destinacionin e Shqipërisë. Kjo është një faqe e re e bashkëpunimit tonë dhe jam mëse i lumtur të vizitoj vendin tuaj në muajt e ardhshëm. Ndihma jonë do të jetë në inovacion, qëndrueshmëri dhe edukim”, tha gjatë takimit Pololikashvili.

Kumbaro dhe Pololikashvili ranë dakord për të organizuar në Shqipëri një prej eventeve vjetore të Organizatës Botërore të Turizmit, siç është mbledhja vjetore e Komisionit Europian me ministrat e turizmit të Europës.

Organizata Botërore e Turizmit është pjesë e OKB-së, e fokusuar prej vitit 1975 në promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm globalisht.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al