Mirela Kumbaro ka dhënë një intervistë në “Opinion” për të shpjeguar vizionin turistik të Shqipërisë. Ajo tha se nga kontaktet që ka me operatorët vendas, pritshmëritë e tyre gjatë vitit 2024 janë për rreth 30-40% më shumë kërkesa se viti i shkuar.
“Sot Shqipëria kartvizitën e parë ka turizmin. Duhet të synojmë cilësinë dhe turizmin elitar. 2024 është guri i provës. Nuk duam ta tërheqim turizmin vetëm me plazhin. Prandaj i kemi dhënë potencë edhe agroturizmit për ta shtrirë në brendësi të territorit”, deklaroi Kumbaro.
Ajo tha se nuk mund të kemi turizëm gjithëvjetor pa turizmin malor që kryesisht zhvillohet në veri të Shqipërisë. Kumbaro pranoi gjatë intervistës se Shqipëria po shikon mundësitë për fuqi punëtore nga vende të tjera, për të ndihmuar në këtë mënyrë kërkesën gjithnjë në rritje që kanë sipërmarrjet private në turizëm. ©Argjiroja.net









