Në qytetin e Përmetit u përkujtua një ditë më parë 75 vjetori i themelimit të Brigadës së VI Sulmuese. Me këtë rast u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve. E pranishme ishte edhe ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro, prefekti Astrit Aliaj, kyebashkiaku Niku Shupuli, kolegu i tij nga Tepelena, Tërmet Peci, veteranë e qytetarë të tjerë.
“75 vjetori i Brigades VI Sulmuese; u krijua ne luginen e Permetit ne 26 janar. Ka nje lloj emocioni ndryshe ne #Permet🌹 perkujtimi i ngjarjeve te rendesishme qe e rreshtuan Shqiperine ne radhet e Koalicionit Antifashist te Luftes se Dyte. Lavdi Deshmoreve te Atdheut”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.
Pas homazheve u dha edhe një koncert festiv me motive popullore i përgatitur nga shkollat e qytetit.
©argjiroja.net










