• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro nga Gjirokastra: Ky viti i kthesës në menaxhimin e mbetjeve

09/03/2022
Kumbaro nga Gjirokastra: Ky viti i kthesës në menaxhimin e mbetjeve

“S’mund të kemi turizëm pa një mjedis të pastër”, u shpreh shpreh Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Gjirokastër, ku po kryhet rehabilitimi i venddepozitimit të mbetjeve. Në një sipërfaqë rreth 15 mijë metra katrorë, për mbi tridhjetë vite mbetjet janë depozituar në këtë zonë që është shumë pranë qendrës së qytetit, duke u kthyer në një problem të rëndë mjedisor.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Flamur Golemi dhe ekspertët e GIZ që po asitojnë projektin, Kumbaro sqaroi se me hapjen e rrugës së re Kardhiq-Delvinë, mbetjet e Gjirokastrës do të depozitohen në landfillin e Bajkajt.

“Kjo është çfarë Gjirokastra prodhon dhe ne s’mund të kemi Gjirokastrën e UNESCO-s dhe Gjirokastrën e turizmit pa Gjirokastrën që menaxhon këto mbetje. Gjirokastra është qytet i botës, jo vetëm i Shqipërisë, prandaj nuk mund të zhvillojmë turizmin dhe të promovojmë Gjirokastrën, ndërkohë që kemi një plagë të tillë mjedisore. Kjo është faza e parë. Faza tjetër paralele është edukimi i qytetarëve që të mos i hedhin mbetjet lart e poshtë por vetëm në kosha dhe të ndara”, u shpreh Kumbaro, duke kujtuar gjobitjen e 16 familjeve në lagjen Dunavat për hedhje të mbeturinave në territor.

Kumbaro po ashtu bëri thirrje që mbetjet organike të kompostohen. “Nuk ka kuptim që mbetjet e gjelbërta që dalin nga arat, nga kopshtet, nga bahçetë të vijnë të gjitha këtu. Ato duhet të kompostohen, të mbeten në vend. Ky mali i plehrave që është këtu do të dhjetëfishohet duke qenë se shtohet konsumi dhe turistët. S’mund t’ia dalim duke hedhur gjithçka në plehra”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja tha se me plotësimin e hartës me pika fundore të trajtimit të mbetjeve, është domosdoshmëri ndarja në burim për riciklimin e mbetjeve. Kjo gjë do të ndihmojë në uljen e vëllimit të mbetjeve që shkojnë në pikat fundore. “Kemi kërkuar rritjen e zërit të pastrimit në buxhetin e çdo bashkie këtë vit. Do të jetë një vit i kthesës në menaxhimin e mbetjeve në gjithë vendin. Por është një luftë shumë e gjatë, luftë që nuk e kemi bërë për 30 vite, luftë që po e bëjmë tani”, shtoi Kumbaro.

Kryebashkiaku Golemi tregoi se ky është një investim i shumëpritur në zonë. “Një problem i kahershëm i qytetit, sepse flasim për një qytet që pret mbi 100,000 turistë në vit dhe gjithmonë e më tepër numri rritet. Kështu rritet edhe konsumi. Vetëm për pjesën e qytetit, kemi 16-18 ton mbetje në ditë. Ne e shohim tani, por gjatë verës është e padurueshme të qëndrosh këtu. Është një zonë shumë problematike”, tha gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

Kohëzgjatja e punimeve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Bashkisë Gjirokastër dhe GIZ për rehabilitimin e kësaj zone parashikohen 12 javë, për të qenë gati brenda fillimit të muajit maj që shënon edhe nisjen e sezonit turistik.

 

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

25/12/2025
Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al