• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Nuk më interesojnë shifrat, turizmi po kthehet në industri

15/04/2024
Kumbaro: Nuk më interesojnë shifrat, turizmi po kthehet në industri

Shqipëria turistike është kryefjala, që po mbizotëron në çdo media dhe event ndërkombëtar. Është një kapitull i ri që ka nisur për Shqipërinë, duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës, për perfomancën e të gjithë zinxhirit turistik në vendin tonë. Sezoni duket se ka nisur më herët se vitet e tjera dhe parashikimet janë që ka 40% më shumë prenotime se një vit më parë.

“Nuk është objektiv shifra prej 14 milion turistësh. Operatorët thonë që në janar kanë 40 % më shumë kontrata të lidhura se 2023. Por nuk është shqetësimi im numrat. Madje edhe sikur numrat të qëndrojnë njësoj si një vit më parë. Qëllimi është që ata që do vijnë të ikin me ndjesi të mira, pra të kthehen. Objektivi i dytë është të rrisim masën e mobilizimit të policisë, shëndetësisë, të bashkive, është një kompozim i kaq shumë faktorëve se askush nuk ia del dot vetëm. Kjo është sfida, ata që ikin të bëhen ambasadorët tonë më të mirë. Unë i gëzohem rezultateve, por kjo nuk përkthehet qetësim. Për ne përkthehet në netë të tëra pa gjumë për të ofruar një sezon të mbarë”, tha Kumbaro gjatë intervistës për emisionin E-ZONE

Për herë të parë, çdo investitor i huaj do të ketë një udhërrëfyes me të gjitha informacionet e nevojshme ekonomike për të investuar në turizëm. Është një panoramë me lehtësitë dhe mundësitë që ofron vendi për të qenë prezent në këtë treg.

“Ky është një produkt, që OBT e ka ndërtuar për disa vende, që konsiderohen destinacionet të reja në turizëm. Janë ekspertët e OBT që e kanë hartuar këtë udhërrëfyes për të prezantuar potencialin e Shqipërisë, pse ja vlen të investosh në turizëm. Janë të gjithë të dhënat krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, parametra që një investitorë i merr parasysh para se të marrë vendim për të investuar”, tha Kumbaro.

Një vit më parë të ardhurat nga ky sektor arritën në 4.2 mld euro, nga 2.8 që ishte kjo shifër në 2022. Ndërsa turizmi po njeh një rritje të pashembullt, sfida më e madhe mbetet realizimi i investimeve në harmoni me natyrën dhe mjedisin, resurse që e bëjnë Shqipërinë të spikasë mes vendeve turistike./Vizion Plus

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al