• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro për Nexhmije Hoxhën: Gruaja që paturpësisht dhe me cinizëm nuk reagoi asnjëherë për të burgosurit dhe të vrarët, mes tyre Sabiha Kasimati nga Libohova

27/02/2020

Nga Mirela Kumbaro

Sot është  26 shkurt 2020. Kronikat e lajmeve lajmeruan me bujë vdekjen e një gruaje 99 vjeçare. Nuk më intereson fundi biologjik i gruas 99 vjeçare. Por vazhdon më trondit fakti që jeta dhe vepra e saj publike ishin një copë thelbësore e historisë më të zezë që ka jetuar shoqëria shqiptare. Copë të cilën e mbartim në një mënyrë a në një tjetër. Copë me të cilën ende s’i kemi bërë përfundimisht hesapet, të cilës ende s’ia kemi shkruar historinë. Copë që për t’u kthjelluar do të kërkojë shumë vite të gjata komunikimi, rrëfimi, dokumentimi. Ky i fundit sapo ka filluar, – kam parasysh këtu dokumentimin sistemik, të organizuar, të institucionalizuar, dhe jo atë që del me mballoma të sajuara në kopertina gazetash me foto gazmore të diktatorit pa pikë përgjegjësie editoriale për mesazhet që përcjell te të rinjtë apo për lëndimin që u bën viktimave të komunizmit.

Gruaja 99 vjeçare i jetoi vitet e veta dhe e pa se si në shoqërinë që po ndërtojmë, nuk të vrasin për idetë e ndryshme politike. Dhe paturpësisht e plot cinizëm nuk reagoi asnjëherë për mijëra të burgosurit e të vrarët për idetë e tyre edhe thjesht estetikisht të ndryshme.

Në të njëjtën ditë si sot, 26 shkurt të vitit 1951, një grua tjetër, një libohovite e mençur dhe e bukur, një nga shkencëtaret e para shqiptare, #SabihaKasimati, u pushkatua në moshën 39 vjeçare nga regjimi që ngriti e kontribuoi deri në zemër të tij gruaja 99 vjecare.

Disa shifra këto, për të treguar se sa Historia është e padrejtë, por edhe se jeta të lë ca shenja rastësore për të na kujtuar mësimin e Historisë që ende nuk është shkruar! Kjo gruaja vdiq. Por e shkuara nuk ka vdekur, madje ajo ende as nuk ka kaluar.

Ne foto: Sabiha Kasimati, marre nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E ke përdorur kunatën!”/ Selin përplaset me Juelën në ‘BBVA’

“E ke përdorur kunatën!”/ Selin përplaset me Juelën në ‘BBVA’

17/03/2026
VIDEO/ Mrekullia e Sporting në Champions,  përmbys humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt dhe kualifikohet

VIDEO/ Mrekullia e Sporting në Champions, përmbys humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt dhe kualifikohet

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al