Një grup maturantësh të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet vizituan sot Kuvendin e Shqipërisë, për t’u njohur nga afër me punën dhe funksionimin e këtij institucioni.
Gjatë qëndrimit në Kuvend, nxënësit zhvilluan edhe një bisedë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Diskutimi u fokusua te poltikat dhe nismat qeveritare për zhvillimin e turizmit, përfshirjen e të rinjve në këtë sektor në të gjithë zinxhirin e profesionistëve që duhen, si dhe për mundësitë e mbështetjes së sipërmarrjeve të reja.
Kumbaro evidentoi perspektivën turistike të Përmetit, projektet zhvillimore dhe kapërcimin e madh që është bërë në këtë drejtim krahasuar me vite më parë. Vizita e të rinjve në Kuvend ishte në kuadër të programit për edukimin qytetar që ka Instituti Parlamentar. ©Argjiroja.net