• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Rriten me 30% gjobat për ndotjen mjedisore dhe bëhen menjëherë të ekzekutueshme

02/05/2024
Kumbaro: Rriten me 30% gjobat për ndotjen mjedisore dhe bëhen menjëherë të ekzekutueshme

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi ndryshimet dhe amendimet lidhur me 4 ligjet për mbrojtjen e mjedisit. Kumbaro tha se këto ndryshime derivojnë nga situata siç është raporti i Këshillimit Kombëtar ku 70% e qytetarëve kërkonin forcim të masave ndëshkimore për ndotjen në mjedis, krimet mjedisore dhe veprimtari të tjera që dëmtojnë mjedisin, por edhe një nevojë akute lidhur me rritjen turistike që po përjeton vendi.

“Për arsye proceduriale dhe burokratike, gjobat bëheshin vështirësisht të ekzekuteshme për shkak të periudhave shumë të gjata të ankimimit, duke humbur efikasitetin e tyre në mbrojtjen e mjedisit. Akoma më akute bëhet kjo ndërhyrje kur kemi parasysh që popullsia e Shqipërisë nuk është më 2.8 milionë banorë, por me shtimin e flukseve turistike, ku presim 30-40% më shumë këtë vit, krahas gjithë punës dhe masave që ka marrë qeveria shqiptare por edhe pushteti vendor për mirëmbajtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve, masat administrative, gjobat me të cilat duhet të shoqërohet ky proces, janë jo thjesht pjesë penalizimi, por edhe masë edukimi. Prandaj të gjitha masat ndëshkimore të parashikuara në këto katër ligje rriten me rreth 30% por më e rëndësishmja është që ato kthehen menjëherë në titull ekzekutiv për të ruajtur efektin e tyre ndëshkues, korrektues dhe edukues”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, ministrja u shpreh se që nga individët e thjeshtë që ndosin natyrën deri tek kompanitë e mëdha industriale janë të detyruar të investojnë në masat e duhura për të mbrojtur mjedisin dhe cilësinë e ajrit. Sipas ministres së Turizmit dhe Mjedisit, përveç detyrimit ndaj qytetarëve shqiptarë, këto masa shkojnë paralel me ambiciet për integrimin europian dhe vizionin e Shqipërisë turistike.

Ndryshimet e amenduara në mbledhjen e sotme të qeverisë u referohen 4 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji“Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedist”, ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit” dhe ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

18/03/2026
Boniek i drejtëpërdrejtë: Disfata me Shqipërinë do sillte tërmet, jam i bindur

Boniek i drejtëpërdrejtë: Disfata me Shqipërinë do sillte tërmet, jam i bindur

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al