• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbulla drejt gjigantëve të Serie A

15/09/2020
Kumbulla drejt gjigantëve të Serie A

Rrufe në qiell të hapur. Kështu mund të konsiderohet lajmi i ditës së sotme për Lazio, veçanërisht, por edhe Igli Taren, se shqiptari i talentuar, Marash Kumbulla, pritet të nënshkruajë me Romën. Pra, me ”armiqtë” e mëdhenj ndërqytetas të bardhekaltërve. “Pasi Manchester United refuzoi ofertën e fundit për Smalling, klubi verdhekuq vendosi të përqendrohet te shqiptari i datëlindjes 2000, që spikati edicionin e kaluar te Verona, me të cilin marrëveshja mund të mbyllet tani. Roma po punon për një huazim me detyrim blerjeje përfundimtare për 30 milionë euro”, – shkruan Gianluca Di Marzio.
Jehonë këtij lajmi i ka bërë edhe portali pranë Lazio, “lalaziosiamonoi.it”: “Marash Kumbulla drejt Romës. Lajmi bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi reagime të ndryshme. Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Dhe çfarë roli luajti Lazio në gjithë këtë? Bardhekaltrit ishin në fakt të parët, që lëvizën me vendosmëri për lojtarin e datëlindjes 2000, pjesë e Verona. Takimi i qershorit në “Villa San Sebastiano” midis Setti dhe Lotito kishte shërbyer për të hedhur bazat e një marrëveshjeje të mundshme. Klubi “scala” kishte thënë se ishte gati të fliste për këtë, por kurrë nuk pati një mirëkuptim përfundimtar midis palëve.
Lazio fillimisht kishte vendosur në pjatë 15 milionë euro, plus bonuse dhe kartonin e Andre Anderson. Oferta më pas u rrit në 18 milionë euro, plus bonuse dhe Anderson. Por, asnjë marrëveshje. Arsyeja? Verona e vlerësoi Anderson 4 milionë euro, ndërsa Lazio të paktën dyfish. E pamundur të dilte tym i bardhë. Në atë moment, Interi doli në skenë dhe, vetëm verbalisht, pa zyrtarizuar kurrë ofertën, tha se ishte gati të jepte 20 milionë euro, huazimin e Salcedos dhe kartonin e Verganit. Një ofertë, që Veronës i ka pëlqyer, por që nuk është kthyer kurrë në një propozim zyrtar. Pas disa javësh pritjeje, Interi u tërhoq nga gara. “Suning” vuri veton e investimit dhe Marotta u detyrua të tërhiqej. Në atë pikë Verona u përpoq të provonte përsëri marrëveshjen me Lazio, nga kjo lindën edhe thashethemet e ditëve të fundit. Igli Tare, megjithatë, me mikrofonat e fikur, gjithmonë kishte mohuar një kthim mbrapa për bashkatdhetarin e tij.
“Ne nuk jemi interesuar për të prej një kohë të gjatë”, – përsëriste drejtori sportiv vazhdimisht. Lazio nuk i pëlqente qëndrimi i Verona dhe gjithashtu i disa njerëzve të afërt me lojtarin, një situatë e ngjashme me atë të David Silva. Për këtë arsye, premtimet ekskluzive nuk u mbajtën. Lajmi për Lazio, që u kthye te lojtari, erdhi nga Verona. Padyshim ishte një mënyrë për të stimuluar konkurrencën. Tani në lojë hyn Roma, me forcë dhe ofertë që i sfidon gjithë të tjerët”.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al