• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kupa e mbretit në Spanjë/ Real Madrid eliminohet nga një skuadër e divizionit të tretë

21/01/2021
Kupa e mbretit në Spanjë/ Real Madrid eliminohet nga një skuadër e divizionit të tretë

Kupa e Mbretit në Spanjë vazhdon të dhurojë surpriza të jashtëzakonshme. Pas Atletico Madridit, një tjetër skuadër e madhe e futbollit iberik e sheh veten përpara kohe jashtë këtij kompeticioni dhe bëhet fjalë për Realin e Madridit me Los Blancos që ashtu sikurse edhe rivalët e qytetit, u eliminuan nga një skuadër e divizionit të tretë të futbollit spanjoll.
Skuadra që turpëroi skuadrën e Zidane në këtë raund të Kupës së Mbretit ishte Alcoyano që e mundi me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë e për më tepër me një futbollist më pak. Që në fillim u duk se kjo ndeshje në El Collao të Alcoy nuk do të ishte e lehtë për Realin e Madridit me të cilin Zidane aplikoi rotacionin. Alcoyano rezisto mjaft mirë ndaj kampionëve të Spanjës. por gjërat u dukën se do të ktheheshin në normalitet në fundin e pjesës së parë kur Militao shënoi për Realin e Madridit.
Por pas pushimit të ndeshjes, Reali Madridit preferoi të mos e rrisë presionin sikur të ishte duke menduar se e kishte në dorë këtë ndeshje, por Los Blancos e paguan shtrenjtë këtë sjellje pasi 10 minuta nga fundi Alcoyano barazoi rezultatin me Jose Solbes pas një goditje këndi duke bërë që skuadrat t’i drejtohen 30 minutave të kohës shtesë. për Realin zbritën në fushë Asensio, Hazard, Kroos për të evituar këtë figurë të shëmtuar dhe u duk se gjithcka do të kthehej në favor të tij kur në minutën e 110, Lopez u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Alcoyanon në inferioritet numerik, por 5 minuta nga fundi skuadra vendase i bëri gjëmën Realit teksa shënoi golin e dytë me Junan Casanova. Ky gol i dha një goditje të fortë Realit të Madridit që nuk kishte më fuqi të reagonte duke u dorëzuar e pranuar verdiktin e eliminimit nga Kupa e Mbretit.

Related Posts

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)
Sport

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al