• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kupa e Shqipërisë/ Finale e parakohshme, në Elbasan zbresin “Demat”

11/02/2026
Kupa e Shqipërisë/ Finale e parakohshme, në Elbasan zbresin “Demat”

Partizani luan sot ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Elbasanit, takim ky që do të nisë prej orës 16:30 në stadiumin “Elbasan Arena”, i vlefshëm për fazën çerekfinale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Shqipëri.

Të kuqtë e kanë shndërruar Kupën në një objektiv kryesor për këtë sezon, teksa e shohin si rrugën më të shkurtër për të prekur Kupat e Europës, duke qenë se në kampionat rivaliteti është shumë i lartë dhe aktualisht skuadra mban vendin e pestë, me pesë pikë larg Dinamos së katërt në tabelën e klasifikimit. Në këtë situatë, kryeqytetasit synojnë të shfrytëzojnë maksimalisht çdo ndeshje në këtë kompeticion, duke e konsideruar Kupën si një mundësi të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.

Nga ana tjetër, sezoni për Elbasanin po ecën me ritme shumë të mira dhe, pas sukseseve në kampionat, do të tentojë vazhdimësinë edhe në Kupë, me organikën e gjerë që i lejon trajnerit Ivan Gvozdenoviç të tentojë dhe t’i shkojë Kupës deri në fund. Verdheblutë kanë treguar stabilitet në lojë dhe rezultate, duke u paraqitur të organizuar në të dy fazat e lojës gjatë gjithë këtij sezoni. Për t’u rikthyer te përballja mes dy skuadrave, kryeqytetasit në këtë sezon nuk gëzojnë një bilanc pozitiv ndaj verdhebluve. Në tre ndeshjet e zhvilluara në kampionat përgjatë këtij sezoni, Partizani nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje përballë Elbasanit. Të kuqtë regjistrojnë një disfatë dhe dy barazime ndaj Elbasanit në këtë sezon, i fundit ai më dramatiku, 2-2, në sfidën e luajtur në “Arena e Demave”, përballje e cila u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste të shumta shënimi.

Një lajm pozitiv për “Demat” është rikthimi në dispozicion i kapitenit David Atanaskoski, si dhe rikthimi nga pezullimi prej kartonëve i Xhuliano Skukës, me të dy që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Oltijon Kërnaja. Prania e tyre pritet të shtojë alternativat në formacion për këtë takim. Në këtë fazë të kompeticionit, Partizani dhe Elbasani mbërritën duke eliminuar respektivisht Burrelin dhe Flamurtarin. Të dyja ekipet synojnë të sigurojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, përpara takimit të kthimit, pasi sic duhet në tilla sfida me sistem vajtje-ardhje, llogaria është përcaktuese për kualifikimin. Përballja në “Elbasan Arena” pritet të zhvillohet në një atmosferë sportive dhe me interes nga tifozët vendas që në këtë sezon kanë qenë gjithnjë të shumtë në shkallët e stadiumin.

Related Posts

Roma, sulmuesi rikthehet në stërvitje, gati për sfidën ndaj Napolit
Sport

Kategoria e Parë/ 90 minuta nga skema e fazës së tretë, ja pse java e 22-të duhet të luhet në një ditë
Sport

Kategoria e Parë/ 90 minuta nga skema e fazës së tretë, ja pse java e 22-të duhet të luhet në një ditë

11/02/2026
Real Madrid tërhiqet nga ideja e Superligës Europiane, gjen marrëveshje me UEFA
Sport

Real Madrid tërhiqet nga ideja e Superligës Europiane, gjen marrëveshje me UEFA

11/02/2026
“Kam një peng…”, Bregu pasi shënoi gol në derbi: Shpresoj të vazhdoj kështu
Sport

“Kam një peng…”, Bregu pasi shënoi gol në derbi: Shpresoj të vazhdoj kështu

11/02/2026
Dy klube angleze vihen në lëvizje për Muçin, “trembet” Trabzonspor
Sport

Dy klube angleze vihen në lëvizje për Muçin, “trembet” Trabzonspor

11/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma, sulmuesi rikthehet në stërvitje, gati për sfidën ndaj Napolit

Roma, sulmuesi rikthehet në stërvitje, gati për sfidën ndaj Napolit

11/02/2026
Viktimë vrasjeje? Hetimi i ri vë në pikëpyetje vetëvrasjen e këngëtarit të Nirvana-s

Viktimë vrasjeje? Hetimi i ri vë në pikëpyetje vetëvrasjen e këngëtarit të Nirvana-s

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al