Partizani e nis vitin 2026 në dy beteja, fillimisht në Kupën e Shqipërisë dhe më pas në kampionat. Kupa është një mundësi e mirë për të shpëtuar sezonin e “Demave të Kuq” duke ditur se janë larg objektivave për titull apo për të marrë pjesë në “Final 4”.
Nga 10 janari deri në fund të muajt, Partizani ka 5 ndeshje në axhendë, ku gjithçka nis me turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Partizani do e presë Burrelin më 10 janar, te stadiumi “Arena e Demave”. Takim do të nisë në orën 13:00. Të dyja skuadrat luftojnë për një vend në çerekfinale. Ndeshja është tek dhe me eliminim direkt, ndërsa për të vendosur fituesin mund të shkojë deri te penalltitë.
Kupa është si objektiv për Partizanin gjatë këtij sezoni, pasi shikohet si opsioni i vetëm që mund të sigurojë Europën. Trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin shqiptar, i mungon Partizanit prej vitit 2004. Deri në atë periudhë, Partizani ishte klubi që e kishte fituar më tepër trofeun e Kupës. Më pas pasuan zhgënjimet e mëdha.
Ndërsa në kampionat gjithçka nis me startin e fazës së tretë. Partizani konsiderohet pritës ndaj Vorës në javën e 19- të, por për shkak të marrëveshjes në fazën e dytë, ky takim do të zhvillohet në Vorë. Kështu nuk është një disavantazh i vogël. Vorakët do e kenë më 15 janar, ndeshjen e parë në stadiumin e rikonstruktuar.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








