• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kupë dhe kampionat, Egnatia kërkon gjithçka. Vazhdimësia mbetet sfida kryesore

09/02/2026
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

Fitorja minimale e Egnatias në Vlorë i ka dhënë fund një periudhe të vështirë për skuadrën rrogozhinase, e cila prej disa javësh nuk po arrinte të merrte maksimumin e pikëve. Trepikëshi në transfertë ka vlerë kryesisht për aspektin psikologjik dhe të renditjes, duke e mbajtur ekipin të pozicionuar pranë zonës së kreut të kampionatit. Në Rrogozhinë nuk flitet për ndryshim të menjëhershëm të situatës, por për nevojën e vazhdimësisë. Stafi teknik dhe drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se një fitore e vetme nuk mjafton për të rikuperuar terrenin e humbur, ndaj fokusi është që rezultatet pozitive të shndërrohen në seri.

Vetëm në këtë mënyrë Egnatia mund të qëndrojë realisht në garë për vendin e parë dhe të synojë parakalimin e Vllaznisë në krye të renditjes. Problemi kryesor i Egnatias në këtë fazë të sezonit ka qenë mungesa e stabilitetit nga një ndeshje në tjetrën. Në disa takime, ekipi ka treguar vështirësi në menaxhimin e avantazhit ose në konkretizimin e rasteve të krijuara. Fitorja në Vlorë erdhi si pasojë e një qasjeje më të kujdesshme dhe më pragmatike, elemente që pritet të mbeten në fokus edhe në javët në vijim.

Kalendari i kampionatit pritet të jetë vendimtar për ambiciet e Egnatias. Çdo ndeshje shihet si një test për vazhdimësinë, ndërsa objektivi mbetet i pandryshuar: grumbullimi i pikëve të plota dhe mbajtja e presionit mbi rivalët direktë për kreun. Në këtë kuadër, parakalimi i Vllaznisë mbetet synimi konkret, por i lidhur drejtpërdrejt me rezultatet në fushë dhe jo me deklarata.

KUPA – Përveç angazhimit në kampionat, Egnatia ka përpara edhe sfidën e Kupës së Shqipërisë, ku vëmendja është e përqendruar te ndeshja e parë ndaj Teutës në Durrës. Në kampin rrogozhinas, Kupa shihet si një objektiv paralel, por që kërkon menaxhim të kujdesshëm, sidomos në këtë fazë të sezonit. Qëllimi fillestar është i qartë: të shmangen problemet dhe surprizat në takimin e parë. Një rezultat pozitiv në Durrës do t’i jepte Egnatias mundësinë të kontrollojë më mirë situatën në ndeshjen e kthimit, pa u ekspozuar ndaj presionit të panevojshëm. Për këtë arsye, pritet një qasje e matur, me rëndësi të veçantë për ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese.

Teuta mbetet një kundërshtar që kërkon respekt maksimal, veçanërisht në ndeshjet me eliminim direkt, ku gabimet ndëshkohen. Egnatia synon të ruajë kompaktësinë dhe të shfrytëzojë momentet e saj, pa rrezikuar më shumë sesa duhet. Një barazim ose fitore minimale do të konsiderohej rezultat i pranueshëm për objektivat e turit. Në këtë fazë, prioriteti i Egnatias mbetet balancimi i dy kompeticioneve. Kampionati dhe gara për vendin e parë kërkojnë vazhdimësi, ndërsa Kupa kërkon përqendrim dhe korrektësi në çdo detaj. Javët në vijim do të tregojnë nëse skuadra do të arrijë të mbajë ritmin në të dy frontet dhe të qëndrojë në garë për objektivat e saj sezonalë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Parakaloi Eto’o, tani Muriqi sfidon edhe Mbappe, tifozët kërkojnë “Topin e Artë” për “Piratin” (VIDEO)
Sport

Parakaloi Eto’o, tani Muriqi sfidon edhe Mbappe, tifozët kërkojnë “Topin e Artë” për “Piratin” (VIDEO)

13/04/2026
“Jam gjeni”, Guardiola tani tremb Arsenal: Do jetë një ndeshje e vështirë (VIDEO)

Spektakël i Inter, thyen Como me përmbysje dhe rezervon titullin, Chivu ironizon Allegri e Conte: Po afrohemi me zonën Champions (VIDEO)

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos
Sport

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mateo dhe Edisa në lidhje nga jashtë?!

Mateo dhe Edisa në lidhje nga jashtë?!

13/04/2026
Parakaloi Eto’o, tani Muriqi sfidon edhe Mbappe, tifozët kërkojnë “Topin e Artë” për “Piratin” (VIDEO)

Parakaloi Eto’o, tani Muriqi sfidon edhe Mbappe, tifozët kërkojnë “Topin e Artë” për “Piratin” (VIDEO)

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al