• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur Barça tirumfonte në Championos me kosto zero

23/08/2020
Kur Barça tirumfonte në Champions pa shpenzuar asnjë euro

PSG, që ka shpenzuar më pak para në vitet e fundit, është një ndeshje larg fitimit të Ligës së Kampionëve, obsesioni i madh i pronarëve nga Katari, që kur blenë skuadrën nga “Parce des Princes”. Pas katër merkatove verore, kur shpenzuan më shumë se 100 milionë euro dhe dy lojtarëve që kanë vlejtur më shumë 200 milionë euro, këtë sezon investoi vetëm 95 milionë euro në merkato. Edhe pse ka disa “driblime” në këtë llogari, sepse Mauro Icardi ka qenë i huazuar, vetëm për sezonin e ardhshëm do t’iu kushtojë 50 milionë euro parizienëve. Rivali i kampionëve të Ligue 1 do të jetë Bayern Munich, një ekip që ka rindërtuar veten pas lamtumirave të Robben dhe Ribéry, me një shpenzim prej 143.50 milionë euro. Herën e fundit që gjermanët ishin kampionë europianë, më 2013, kishin shpenzuar gjysmën e kësaj shume: 70.3 milionë euro, me dominimin e Javi Martínez (40 milionë).Shpenzimi i shumë parave nuk shkon paralel me të qenit kampion i Europës (fitimin e Champions-it). Rasti më spektakolar është ai i Barcelonës, që e ngriti titullin në Paris në vitin 2006. Nuk kishte nevojë të harxhonte asgjë për ta shpallur veten kampione europiane për herë të dytë në historinë e saj. Në verën e vitit 2005, skuadra e Frank Rijkaard shtoi vetëm dy lojtarë: Marc van Bommel dhe Santi Ezquerro. Të dy arritën si lojtarë të lirë. Në atë sezon, Leo Messi u bë lojtar i skuadrës së parë. Në vitin 2015, Barcelona fitoi të fundit Ligë Kampionësh. Për këtë shpenzoi 166.72 milionë euro, më shumë sesa për triumfin në finalen e Parisit. Nënshkrimi yjor i atij sezoni ishte Luis Suárez (81.72 milionë).

Në anën tjetër të Barcelonës, Liverpool paraqitet si skuadra që shpenzoi më shumë për të forcuar veten dhe bërë kampion i Europës. Pasi humbi finalen në Kiev, në vitin 2018, duke lënë pas një shpenzim prej gati 174 milionë eurosh, Jürgen Klopp analizoi skuadrën e tij dhe i shkundi sërish arkat e klubit nga “Anfield”. Më shumë se 182 milionë euro u shpenzuan nga “Reds”. Prioritet ishte porta, pas rrëmujës së Karius kundër Real Madridit në finale e Kievit. Allison Becker erdhi nga Roma, në këmbim të 62.5 milionë eurove. 60 milionë të tjera shkuan te Leipzig për Keita. Fabinho kushtoi 45 milionë, ndërsa Shaqiri 14.7 milionë euro. Fruti këtij investimi ishte fitimi i Champions-it në finalen e Madridit, kundër Tottenham.Real Madridi ka qenë sunduesi i madh i këtij kompeticioni, që nga viti 2000. Ai ka fituar 6 Champions në këtë periudhë kohore. Trofeu që i kushtoi më pak para ishte ai i vitit 2017, kur u përforcua vetëm me kthimin e Moratës (30 milionë). Vera që zhpenzoi më shumë, për ta përfunduar sezonin si mbret kontinental, ishte ajo e vitit 2013. Asokohe u kalua kufiri prej 170 milionë eurosh, 100 prej tyre të destinuara për blerjen e Gareth Bale.Nuk ishte me kosto zero, si Barcelona më 2006, por Bayern Munich (2001) dhe Porto (2004) u bënë kampionë europianë me kosto të ulët. Gjermanët, ekzekutuesit e Valencias në “San Siro”, triumfuan me 10 milionë të investuara për Sagnol (7.7) dhe Sforza (2.3). Mourinho shpenzoi vetëm gjysmë milioni euro më shumë në një treg, ku shpenzimi më i madhi i tij ishte për për McCarthy (Celta), 3.5 milionë euro. Nga gjashtë lojtarët për të cilët pagoi Pinto da Costa, vetëm Carlos Manuel (2.5 milionë, Fluminense) luajti titullar në finalen e “Gelserkirchen” kundër Monaco.

Related Posts

VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët
Sport

VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët

13/04/2026
VIDEO/ Ndodh te Dinamo, lojtarët e bluve përplasen me njëri-tjetrin në fushë
Sport

VIDEO/ Ndodh te Dinamo, lojtarët e bluve përplasen me njëri-tjetrin në fushë

13/04/2026
VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët
Sport

VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët

13/04/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën
Sport

Ndikimi i Kombëtares, si ndryshon vlera në treg për futbollistët kuqezi

13/04/2026
UEFA Development U-16 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë
Sport

UEFA Development U-16 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë

13/04/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Futbollisti që bën ndryshimin për Orges Shehin, trajneri “qan” një detaj të rëndësishëm te Tirana

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kitaristi i ‘No Doubt’ diagnostikohet me sëmundjen e Parkinson

Kitaristi i ‘No Doubt’ diagnostikohet me sëmundjen e Parkinson

13/04/2026
VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët

VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al