• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur ngryset 8 Marsi!

08/03/2021
Kur ngryset 8 Marsi!

Nga Mirela Kumbaro

Nuk u nguta sot që të shkruaja status mëngjesor për 8 Marsin, aq më pak ta konsideroja vetëm festë.
Në orën e mbrëmjes kur turravrapi i ditës ul ritmin dua të them dy fjalë për Gruan në ditën kur flitet më shumë se kurrë për të drejtat e saj, po ende nuk bëhet sa duhet, ndonëse ato vetë bëjnë gjithë ç’duhet në emër të jetës.
❗️Dhe mos i kërkoni modelet më të mira nëpër ekrane! Modelet më të mira, heroinat që frymëzojnë i takoj për ditë në qytetet e fshatrat ku lëviz në të 7 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës.
E kam per nder t’ju prezantoj me disa prej tyre :

Alma‍♀️ në Përmet, rrobaqepëse, ndonëse ky vit i prapë pandemie nuk e favorizon biznesin e saj të vogël, ajo nuk e humbet buzëqeshjen, nuk e ndal makinën qepëse, dhe i përshtatet tregut me maskat më simpatike që kam parë e që me qejf të madh i bleva për dhurata në Tiranë.

Donika ‍, një zonjë përmetare nga ato që oborrin e shtëpisë e ka fiks siç mund ta përfytyroni Përmetin : një bahçe me trëndafila. Ama kjo s’e pengon të punojë gjithë ditën në dyqanin e saj në shëtitoren e Permetit, ku me të njëjtën elegancë si në shtëpinë e saj gjen gjithçka i duhet një amvise✂️. Madje edhe mjaltin e rrallë të Ogrenit në Frashër.

Elisabeta‍, labovitja e martuar në Përmet, kthyer nga emigracioni në Greqi e që ka hapur furrën e saj të bukës me bashkëshortin e që janë prova më e mirë se sa me vlerë është të investosh kursimet në atdhe.

Dallëndyshja, ose si i thonë ndryshe teto Gaxhua, në Libohovë, plaka e bukur me sy të kaltër, që mosha 80 e kusur vjeç nuk e pengon të punojë si të rinjtë në « kosht »siç i thonë kopshtit në Libohovë. Mbjell patate, krasit pemët, përgatit vreshtin dhe me vështrimin shpuzë më flet me nostalgji për gjyshen time se si ia doli të rriste vetë fëmijët e saj jetimë, mes tyre im atë.

Vana, një tjetër libohovite nga lagjia Hoxhallarë në Libohovë, që punonte bashkë me familjen, dhe që pyetjet kryesore i kishte për skemat e subvencioneve për krerët e bagëtive që kishte e me të cilat mbanin ekonominë e familjes.

Nasko quhet zonja e shtëpisë që kishte punuar tërë jetën me të shoqin për të ndërtuar shtëpinë që kishin sot, duke ngarkuar me krahë materialet e ndërtimit, dhe ngritur me thonj folene e tyre në lagjen Hoxhallarë në Libovohë, prej te ciles nuk m’i kurseu tufat me zymbyle e me manxurane

Këto, dhe jo vetëm këto, se ka plot si këto gra për të cilat do t’ju flas në vijim, janë heroina, dhe i japin kuptim fjalës GRUA, se femër lind, Grua bëhesh !

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al