• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush e përdori pandeminë e coronës për tu pasuruar

08/08/2020
Kush e përdori pandeminë e coronës për tu pasuruar

Grupe të krimit të organizuar, kanë shfrytëzuar situatën e krijuar nga kriza shkaku i pandemisë së koronavirusit të ri për të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, theksojnë ekspertët e sigurisë në Maqedoninë e Veriut.
Në bazë të të dhënave të INTERPOL-it, gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit, në nivel botëror ka shënuar rritje kriminaliteti me produkte ushqimore, si dhe me mjete mbrojtëse shëndetësore.
Së fundmi, përmes një aksioni të koordinuar të INTERPOL-it në bashkëpunim me organet e policisë maqedonase, është ndërprerë importi nga Polonia për në Maqedoninë e Veriut, i më shumë se 60 tonelatave mish pule me cilësi të dyshimtë.
Lubomir Gjurçinovski, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë krizës së pandemisë, grupet kriminale janë disa hapa para organeve të sigurisë, duke siguruar profit të majmë, veçanërisht për sa i përket trafikimit të pajisjeve mjekësore, për shkak të rritjes së kërkesës në treg.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse janë realizuar disa furnizime publike, të cilat janë nën thjerrëzën e dyshimeve. Grupe të caktuara kriminale, të afërta me strukturat e politikës, kanë arritur të sigurojnë profite të majme”.
“Ne, edhe pse kemi vendim për ngrirjen e çmimeve për pajisje mjekësore, para pandemisë çmimi i maskave mbrojtëse sillej nga 10 deri në 15 denarë, tani nuk mund të gjendet maskë mbrojtëse nën 60 denarë – flas nga ato më thjeshtat. Shihni se çfarë profiti arrijnë të realizojnë grupe të caktuara që u mundësohet ta bëjnë këtë”, thotë Gjurçinovski.
Ndërkaq, Arif Musa, ish-anëtar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se koronavirusi po shpërfaq mangësitë e shumta për sa i përket funksionimit të institucioneve për të bllokuar kanalet përmes së cilave funksionojnë grupet e organizuara kriminale.
“Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të krijojë organe të qëndrueshme, inspektorate të qëndrueshme, pa marrë parasysh se cilës lëmi i takojnë, qoftë inspektoratit të tregut ose atij financiar, por gjithmonë duke mos pasur institucione të qëndrueshme lihet që në kohën e pandemive, apo zgjedhjeve të ndodhin kriminalitete të këtilla dhe qytetarët t’i korrigjojnë veprimet e këtilla përpos që të reagojnë”.
“I mbetet qeverisë së re të vendit, e cila është në formimin e sipër që të krijojë organe shtetërore të qëndrueshme në luftën kundër anomalive të ndryshme duke filluar prej kriminalitetit në nivelin më të ulët, tek ai në nivel më të lartë”, thotë Musa.
Nga ana vjetër, Sllagjana Taseva, kryetare e organizatës joqeveritare Transparency International, për Radion Evropa e Lirë thotë se një pasqyrë më e saktë për atë se kush sa ka përfituar nga pandemia e koronavirusit, do të tregojnë analizat që do të vijnë nga organizatat relevante ndërkombëtare për luftën kundër krimit të organizuar.
“Kur e analizojmë krimin e organizuar dhe atë financiar, gjithmonë jemi një hap prapa, ndërkohë që grupet kriminale janë disa hapa para. Ato (grupet) tashmë kanë menduar dhe janë organizuar në mënyrë që të shfrytëzojnë krizën e shkaktuar nga koronavirusi”, thotë Taseva, duke shtuar se nëse institucionet kanë vullnet, mund të veprojnë për të parandaluar rrjedhën e më shumë kanaleve përmes së cilave zhvillojnë aktivitetin e tyre grupet e organizuara kriminale, veçanërisht përmes ndjekjes së rrjedhës së parave. /REL

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshime në klubin e Serie A, largohet trajneri, zyrtarizohet pasuesi

Ndryshime në klubin e Serie A, largohet trajneri, zyrtarizohet pasuesi

23/02/2026
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions

Egnatia shet lojtarin, gati marrëveshja me klubin

23/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al