Pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, duket se te LSI Gjirokastër ka pllakosur heshtja. Madje as deputeti Vangjel Tavo nuk ‘bëhet më i gjallë’. Postimi i tij i fundit në Facebook daton më 4 korrik. Por brenda radhëve të LSI-së situata nuk është tamam e qetë. Ndonëse s’ka një analizë për humbjen e pësuar, ish-kryetari i kësaj force për qytetin e Gjirokastrës identifikon një një grup, që ai i quan ‘skuadra e 5 dështakëve’.
“Ka momente në jetë,që njerezit lene gjurme per mire ne historine e tyre,dhe disa nga keta jane dhe “5 Heronjtë e Vigut”. Respekt pa fund per ta. Por ka dhe nga ata qe u dukej vetja “hero” si drejtues, por nuk jane gjë tjeter dhe njihen në Gjirokaster veçse si “Skuader e 5 Deshtakeve”. Zoti i faltë..p.s.ketej nxirrini konkluzionet! Hajde tani “Gagaçi@Co”,keni me se te merreni aty te “ari i zi”, shkruan në Facebook Edi Sinojmeri, pa përmendur me emra nominalisht se kush janë këta 5 dështakë.
Pak para nisjes së fushatës, Edi Sinojmeri u shkarkua nga posti i kryetarit të LSI-së me insistim të kryebashkiakes Zamira Rami. Kjo e fundit i mori vetë atributet e kryetarit të kësaj partie për qytetin Gjiokastër, duke qenë kështu një prej drejtuesve të fushatës elektorale.
/ArgjiroLajm.net/