• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush gënjen për pallatin në Gjirokastër? Tre zyrtarë me tre qëndrime të ndryshme. Banorët mbeten jashtë

07/01/2018
Kush gënjen për pallatin në Gjirokastër? Tre zyrtarë me tre qëndrime të ndryshme. Banorët mbeten jashtë

90 banorët e rrezikuar nga rrëshqitja e dheut në lagjen ‘Punëtore’ janë në qiell të hapur për të tretën natë me radhë, pasi pallati 5 katësh dhe një vilë 3 katëshe aty pranë rrezikojnë të shemben. Por në këtë situatë emergjente, ka dhe momente qesharake sa i përket reagimeve të institucioneve.  Drejtori i Gjeologjisë, Çano Nora ka bërë thirrje disa herë që banorët të braktisin shtëpitë pasi rreziku është i madh. Ndërkohë Aleksandër Pesha, inxhinier në Bashkinë Gjirokastër, ka thënë se nuk asnjë rrezik dhe se banorët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Banorët nuk rrezikohen, pallati nga ana e strukturave nuk ka asnjë lloj problematike, i gjithë kavazi i shkallëve këtu u kontrollua, janë disa plasaritje të vjetra në suvatime ku ka pasur punime të restaurimit të Ujësjellësit. Qytetarët mund të flenë të qetë’, tha Pesha.

Sot në mbrëmjë gjatë një lidhje direkte me Ora News, nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, Vangjel Muço, i pyetur nëse banorët duhet qëndrojnë apo jo në shtëpi, u shpreh:

‘Nuk e di. Këtë nuk marr përsipër ta them”.

Pra, Bashkia Gjirokastër ka dy qëndrime të ndryshme për problemin. Inxhinieri Aleksandër Pesha thotë që s’ka asnjë rrezik, ndërsa nënkryetari Vangjel Muço nuk merr përsipër t’u tregojë banorëve se çfarë duhet të bëjnë. Nga ana tjetër janë përfaqësuesit e Shërbimit Gjeologjik që u kërkojnë banorëve të largohen nga banesat pasi çarjet e tokës vazhdojnë. Por banorët frika i ka mbajtur tre ditë jashtë shtëpive. Një pjesë e konsiderueshme e tyre natën e kanë kaluar në automjete e të tjerë te të afërm.

Bashkia ka ofruar për 18 familjet e prekura ambiente në hotele e konvikte por ata nuk kanë pranuar të largohen deri në normalizimin e situatës. Banorët pretendojnë se një banese dy katëshe në pjesën e poshtme të kodrës në pronësi të Marjana Kararit është bërë shkak i gjithë rrëshqitjes. Në këtë ndërtesë prej më shumë se 6 ditësh punohej me mjete të rënda dhe tronditjet mund të kenë shkaktuar rreshkitje të tokës. Rezulton se e zonja e shtëpisë punonte pa leje dhe për këtë arsye policia bashkiake së bashku me policine e rendit e kanë shoqëruar në ambjentet e komisariatit.

©ArgjiroLajm.net

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Shpërthim me tritol në Memaliaj, autorët djegin makinën
Kryesore

Shpërthim me tritol në Memaliaj, autorët djegin makinën

06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Lajme

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë
Lajme

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
Kryesore

Bilanci i policisë për marsin: 96 operacione, 527 të arrestuar dhe mbi 50 kg kanabis

05/04/2026
Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen
Kryesore

Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen

05/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Tirana, 9 pikë të humbura në çastet vendimtare

06/04/2026
Djali i madh i Britney Spears ndryshon emrin! Çfarë do të thotë kjo?

Djali i madh i Britney Spears ndryshon emrin! Çfarë do të thotë kjo?

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al