• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush i fiton votat e të rinjve në Greqi, Tsipras e Mitsotaki fushatë në rrjetet sociale

18/05/2023
Kush i fiton votat e të rinjve në Greqi, Tsipras e Mitsotaki fushatë në rrjetet sociale

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare në Greqi, politikanët janë angazhuar në fushata intensive për të siguruar sa më shumë mbështetës. Gara është fokusuar kryesisht në sigurimin e votave të të rinjve pasi liderët e partive u janë drejtuar platformave YouTube por dhe TikTok.

Kiriakos Mitsotakis, kryeministri aktual në vendin fqinj njëkohësisht edhe kryetari i partisë Nea Dimokratia, ka vendosur të prezantojë shërbimet online që do të ofrojnë administratat publike në mënyrë se qytetarët mos përballen më radhë. Në një video postim ai iu drejtua kryesisht studenteve.

“Më në fund ka ardhur koha që unë të bëj një haul, haul nuk quhet? Do të bëj një haul në gov.gr, për t’ju treguar disa nga shërbimet dixhitale që mund t’ju ofrojmë”, ka thënë kryeministri grek.

Po ashtu rrjetit social tik tok është përdorur edhe nga partia e majtë Siriza. Kryetari i kësaj partie Alexis Tsipras postoi një video ku në veçanti, ai përmendi çështjen e shëndetësisë dhe qasjen e barabartë në të.

“Nuk ka drejtësi nëse të gjithë, pavarësisht nga mundësitë financiare, nuk mund të kenë akses në kushte të mira shëndetësore. Ky për ne është një angazhim. Sepse Drejtësi kudo do të thotë Drejtësi për të gjithë dhe në shëndet”, ka thënë Tsipras.

Në prezantimin e programit te “Nea Dimokratia” kreu i konservatorëve Kyriakos Mitsotakis premtoi rritjen e mëtejshme të pagave, pensioneve dhe uljen e taksave në rast se merr mandatin e dytë.

Edhe lideri i partisë më të madhe opozitare Aleksis Tsipras fokusohet kryesisht në fjalimet e tij tek reformat ekonomike për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, karburantit dhe çmimeve të artikujve të shportës ushqimore.

Nëse fiton, Syriza ka thënë se do të heqë kriteret për pranim në universitet, ndërkaq Demokracia e Re ka premtuar se do të japë 150 euro për të gjithë ata që mbushin 18 vjet.

Sondazhet kanë sugjeruar se partia konservatore në pushtet, Nea Dimokratia prin përball partisë së majtë, Syriza. Statistikat aktuale tregojnë se fituesi nuk mund të zgjidhet menjëherë të dielën, edhe për këtë arsye çdo votë do të shërbejë për rezultatin.

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al