• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kushtojnë 45 mijë euro, por janë sulmues të dështuar. Mes listës edhe një futbollist i Luftëtarit

08/11/2017
Kushtojnë 45 mijë euro, por janë sulmues të dështuar. Mes listës edhe një futbollist i Luftëtarit

Pamundësia për të gjetur një sulmues cilësor në tregun e lojtarëve brenda vendit, i detyron shumë klube të Superiores, që të bashkëpunojnë me menaxherë të ndryshëm jashtë vendit, kryesisht për të mbushur boshllëqet në sulm. Por, edhe pse me CV të pasur dhe kërkesa për rroga të majme, shpesh herë këta lojtarë të ndryshëm dështojnë në Kategorinë Superiore, ndërsa klubet duhet të gjejnë një akord për tu dëmtuar sa më pak financiarisht që të prishin kontratën me ta.

Dhe kur është mbyllur faza e parë e Kategorisë Superiore, sulmuesi janë më të dështuarit në klubet e tyre, që paguajnë çdo muaj në total 45 mijë euro për të pasur ata që kanë prodhuar vetëm gjashtë gola.

1

I ardhur nga Çekia, Martin Nespor pritej të zinte vendin e Hamdi Salihit në sulmin e Skënderbeut, por një gjë e tillë nuk ndodhi. 27-vjeçari vuajti edhe nga disa dëmtime, ndërsa trajneri Daja u bazua te lojtarët e tjerë për sulmin, ndërkohë që klubi vazhdon t’i paguajë rrogën prej 8 mijë eurosh në muaj edhe pse ai nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat.

Martin Nespor (Skënderbeu)

Mosha: 27 vjeç

Vendi nga vjen: Çekia

Aktivizimi: 11 minuta

Paga: 8 mijë euro në muaj

Gola: 0   

2

Lojtar i Kombëtares së Azerbajxhanit, Alyev do të bëhej shumë shpejt një prej më të paguarve te Kukësi, me një pagë mujore që sillet te rreth 9 mijë euro në muaj. Por, me vetëm tre gola të shënuar në nëntë javë kampionat dhe shpesh herë i parë si zgjedhje e dytë, lojtari është drejt largimit nga kampionët.

Rauf Alyev   (Kukësi)

Mosha: 28 vjeç

Vendi nga vjen: Azerbajxhan

Aktivizimi: 492 minuta

Paga: 9 mijë euro në muaj

Gola: 3

3

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Edgar Çani do të ishte një nga goditjet e bujshme te Partizanit në merkato. Me një pagë mujore 20 mijë euro dhe me një kontratë dy vjeçare, shtatlarti që po provonte aventurën e tij të parë në Superiore, ka dështuar. I aktivizuar i dëmtuar dhe me asnjë gol të shënuar në 134 minuta të luajtura, Çani vazhdon periudhën e rikuperimit dhe Partizani natyrisht pagesën e tij milionere për standardin e futbollit shqiptar.

Edgar Çani  (Partizani)

Mosha: 28 vjeç

Vendi nga vjen: Italia

Aktivizimi: 134 minuta

Paga: 20 mijë euro në muaj

Gola: 0

4

Kamerunasi Djidjiwa u afruar si një lojtar i së ardhmes te Partizani, por deri më nuk ka treguar asgjë nga forma e tij dhe është aktivizuar shumë pak. Gjithsesi në krahasim me pagesta në klubin e kuq, rroga e tij është modeste.

Moustapha Djidjiwa (Partizani)

Mosha: 22 vjeç

Vendi nga vjen: Kameruni

Aktivizimi: 71 minuta

Paga: 1.500 mijë euro në muaj

Gola: 0

5

Teuta priste shumë nga ganezi në moshë të re, i afruar gjatë merkatos së verës te Teuta. Por, trajneri Magani duket pak i zhgënjyer nga lojtari, që ka shënuar vetëm një gol edhe pse hapësirat nuk i kanë munguar.

Latif Amadu  (Teuta)

Mosha: 24 vjeç

Vendi nga vjen: Gana

Aktivizimi: 532 minuta

Paga: 2 mijë euro në muaj

Gola: 1

6

Nunez ishte një nga lojtarët që u afrua në gjirokastër sëbashku me stafin teknik dhe me largimin e tyre, klubi gjirokastrite prishi kontratën edhe me futbollistin. 32-vjeçari nuk ka shenjë te bluzinjtë, ku pati minuta të pakta aktivizimi dhe nuk shënoi asnjë gol.

Fabricio Nunez  (Luftëtari)

Mosha: 32 vjeç

Vendi nga vjen: Uruguai

Aktivizimi: 263 minuta

Paga: 2 mijë euro në muaj

Gola: 0

7

Pasi bindi trajnerin Cungu dhe firmosi kontratën, sulmuesi i Vllaznisë, Atsina shfaqi probleme fizike. Qëndroi jashtë skuadrës për disa javë, çka tregon se në vendin tonë mund të ketë ardhur i dëmtuar. U rikthye, shënoi dy gola ndaj Kukësit, megjithatë forma fizike e tij është shumë e dobët.

Carls Atsina (Vllaznia)

Mosha: 28 vjeç

Vendi nga vjen: Gana

Aktivizimi: 336 minuta

Paga: 2.500 mijë euro në muaj

Gola: 2

/eduasportin.al

Related Posts

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme
Sport

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme

19/12/2025
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Sport

Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

19/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al