Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” solli një tjetër zhvillim të fortë, duke ndryshuar rrjedhën e lojës për këtë javë. Hapja e shumëpritur e “Kutisë së Pandorës” krijoi tension dhe pritshmëri mes banorëve, pasi ky mekanizëm njihet për vendimet e papritura dhe pasojat e menjëhershme në garë.
Këtë herë, ishte Shëndriti ai që u përball me sfidën, pasi shorti i dha atij të drejtën për të hapur kutinë. Brenda zarfit, ai u njoh me një vendim të detyrueshëm: të çonte në nominim të drejtpërdrejtë veten dhe dy banorë të tjerë të shtëpisë. Një zgjedhje që kërkonte jo vetëm strategji, por edhe guxim, duke qenë se ndikonte drejtpërdrejt në ecurinë e lojës.
Pas një momenti reflektimi, Shëndriti mori vendimin e tij, duke përzgjedhur dy emra që do t’i bashkoheshin në nominim. Ky veprim solli reagime të menjëhershme brenda shtëpisë, ndërsa balancat mes banorëve duket se kanë nisur të lëkunden.
Për këtë javë, tre banorët që do të përballen me votën e publikut janë Shëndriti, Edisa dhe Mali. Tashmë, gjithçka mbetet në dorën e publikut, i cili do të vendosë se kush do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpi dhe kush do t’i japë fund aventurës në këtë edicion.









