Administrata e parlamentit i ka ndërprerë pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit dhe ish zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kjo masë u mor pas miratimit të autorizimit për arrestimin e Ahmetajt.
Në këtë mënyrë, ndaj Ahmetajt ndërpriten të gjitha përfitimet materiale që vijnë për shkak të detyrës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë raporton ‘Reporttv’.
Ligjërisht Ahmetaj ende gëzon mandatin, dhe për rrjedhojë rregullorja nuk parashikon një masë të tillë. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të shmangies së tij me drejtësinë. Pjesë e përfitimeve që ndërpriten, janë telefoni, automjeti, karburanti, shpenzimet e banimit e disa përfitime të tjera.