Kishte shkuar për peshkim, mbytet gjatë natës një zhytës në Liqenin e Butrintit. Ardit Alikaj, 42 vjeç, banor i Sarandës ka humbur jetën rreth orës 3 të mëngjesit gjatë kohës kur ishte zhytur për të peshkuar. Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me 42-vjeçarin. Dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar në spitalin e Sarandës i pajetë. Trupi i tij është dërguar në mjekësinë ligjore në Tiranë për ekzaminim dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes.









