Mediat greke kanë publikuar sot videon e arrestimit të një 32 vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e avokatit grek Mihal Zafiropoulos.
Avokati u vra një muaj më parë afër zyrës së tij në Athinë.
Para policisë shqiptari ka deklaruar se: “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”.
Sipas mediave fqinje ai është paguar me 3 mijë euro për vrasjen e avokatit.
Në materialin e pulbikuar dëgjohen zërat e policëve që thërrasin “Policia, policia! Ndal Policia, mbaji duart mbi timon. Mos lëviz policia. Mos lëviz mbaji duart mbi timon”, duke u kërkuar shqiptarit të ndalojë makinën.









