• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

La Gjirokastrën për Kukësin, ja si e justifikon Vasil Shkurtaj faktin që ka shënuar më pak gola

23/04/2019
La Gjirokastrën për Kukësin, ja si e justifikon Vasil Shkurtaj faktin që ka shënuar më pak gola

Në merkaton dimërore u transferua nga Luftëtari te Kukësi, duke hedhur hapin e madh në karrierë. Vasil Shkurtaj, megjithatë, mund të kishte dhënë më shumë nga sa pritej. Vetëm 4 gola në 11 ndeshje kampionati. Në Gjirokastër, Shkurtaj e mbylli me 7 gola aventurën, në gjysmën e kampionatit.

Sigurisht, në pesë ndeshjet e mbetura, i duhen edhe 3 gola që të arrijë atë shifër, por fakti është se duke kaluar te një skuadër me më shumë cilësi, do ta kishte më të lehtë, sidomos duke mos pasur nevojë për ambjentim, në një kampionat që njeh.

I ftuar te “Rubrika Sportive” në RTSH, 27-vjeçari ka folur edhe për garën titull, me Partizanin e shkëputur 10 pikë në krye të renditjes. Shkurtaj përpiqet që të mos mendojë për garën për titull, duke parë hendekun, por matematika ende i jep shpresë.

“Në fillim shihnim Partizanin, tani jo. Në fillim flisnim për titullin, lamë pikë duke folur. Tani përpiqemi të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Sa na lejon matematika, kemi edhe ne shanset tona. Normal që besojmë deri në fund. Do të luftojmë”.

Më pas, ai ka përdorur një shprehje të ish-sulmuesit të Holandës, Van Nistelrooy.

“Siç ka thënë Van Nistelrooy, goli është si ‘ketchup’-i. Në fillim del pak, pastaj del i gjithi. Duhet të mos mërzitesh. Po je i qetë vijnë edhe golat”. Në fund, Shkurtaj foli edhe për faktin se nuk është penduar që u kthye në Shqipëri, por sepse erdhi kaq vonë… “Duhet të isha kthyer më herët në Shqipëri, sepse ke më shumë mundësi të luash dhe të tregosh vlerat”.

Related Posts

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos
Sport

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
I bindur për mbijetesën e Tiranës, Redon Xhixha: Ja çfarë ka ndryshuar nga trajneri Nuhiju te Shehi

VIDEO/ City përfiton nga gabimi i Arsenalit, mund Chelsean në Londër
Sport

VIDEO/ City përfiton nga gabimi i Arsenalit, mund Chelsean në Londër

12/04/2026
Drita shkëputet në krye, Ballkani ndalet, Drenica fiton në “Zahir Pajaziti”
Sport

Drita shkëputet në krye, Ballkani ndalet, Drenica fiton në “Zahir Pajaziti”

12/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al