Mjeku Dhimitër Kraja rezulton i infektuar me koronavirus. Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19. Dhimitër Kraja është shtruar prej ditës së djeshme në spitalin Infektiv ku po trajtohet nga kolegët për të fituar luftën me koronavirusin. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.










