Big Brother VIP Kosova është ndezur sërish nga debatet që po rikthejnë në qendër të vëmendjes histori të vjetra dhe deklarata të ndjeshme. Në një bisedë të fundit me Fjollën, Labinot Rexha hodhi një pretendim të fortë: se ai dhe rrethi i tij shoqëror kanë qenë faktori kryesor që i sollën fitoren Stresit në edicionin e parë.
Deklarata u përhap me shpejtësi, ndërsa fituesi i parë i formatit, Arkimed Lushaj nuk ka qëndruar në heshtje, duke reaguar per Prive.
“Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë kurrë… por qenka Labinoti ai që paskam harruar ta falenderoj,” tha ai mes të qeshurave.
Megjithatë, fituesi i parë nuk e la reagimin vetëm në ton ironik. Ai shtoi:
“Aty është lojë dhe ai është duke shpifur shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, le ta hajnë me shnet. Nuk është e vërtetë! Mik e kam, por ka kohë që s’e kam parë. Çfarë nxjerr prej goje e di vet ai, nuk mund t’ia mbyll askujt gojën.”
Në fund të bisedës, Stresi u pyet edhe për favoritët e këtij edicioni. Në vend të emrave më të përmendur nga publiku, ai zgjodhi të veçojë një konkurrente që, sipas tij, e meriton më shumë:
“Elijona është e preferuara ime absolute këtë vit,” u shpreh ai, duke surprizuar me zgjedhjen e tij.









