• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Laçi luan Europën, në Gjirokastër me tre mungesa

12/04/2018
Teuta largohet me pikë nga Gjirokastra, Luftëtari nuk gjen dot fitoren

90 minuta që mund të vendosin shumë në llogaritë e fundit të sezonit përsa i takon pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Luftëtari dhe Laçi sfidohen në duelin direkt për vendin e katërt, në duelin që mund të shërbejë për të mos humbur dhe kontaktet me vendin e tretë që aktualisht mbahet nga Partizani. Mungesat e tre titullarëve janë shqetësimi më i madh i Laçit për trasfertën në Gjirokastër. Duke nisur nga portieri Gentian Selmani, i cili vazhdon rehabilitimin nga dëmtimi muskulor dhe që ashtu si ka ndodhur në javët e fundit do të zëvendësohet nga Vata mes shtyllave.

Kapiteni është në fazat e fundit të rikuperimit, por stafi nuk do të rrezikojë ta aktivizojë sërish për aq kohë sa gjendja nuk është optimale. Objektivi është që Selmani të jetë gati për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, më datë 18 prill përballë Kukësit. Ndaj Luftëtarit do të mungojë edhe Maicon Esquerda në mesfushë. Braziliani do ti nënshtrohet operacionit për pastrimin e meniskut dhe pritet të mos jetë në dispozicion të trajnerit Mezani për tre javë.

Mungesë e konfirmuar është edhe ajo e Rexhinaldos. Sulmuesi mbetet i dënuar nga klubi pas problemeve disiplinore, ku përveç stërvitjeve të diferencuara ende nuk mund të thuhet me siguri nëse kurbinasit do të mbështeten te shërbimet e golashënuesit më të mirë të ekipit për sprintin final të sezonit. Mungesat janë të rëndësishme, por te Laçi besojnë se mund të rikthehen te rezultatet pozitive pas dy humbjeve radhazi. Edhe historia flet në favor të bardhezinjve, që në 7 ndeshje të luajtura në histori në Gjirokastër kanë pësuar vetëm një humbje, atë të 1 tetorit 2016, sfidë edhe ajo e vendosur nga goli i Ramadanit me 11-metërsh në kohën shtesë.

Related Posts

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës
Sport

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores
Sport

Statistikat/ Elbasani dominon përballjet me bardheblutë

24/12/2025
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores
Sport

Statistikat/ Elbasani dominon përballjet me bardheblutë

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al