Laçi ndërhyn në merkato. Klubi kurbinas ka arritur akordin me mbrojtësin Fatlind Azizi. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e djathtë 25-vjeçar, Fatlind Azizi.
Azizi ka qenë pjesë e Prishtinës së Re së fundmi, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e KF Shkëndija, KF Vitia, KF Dardana, SC Gjilani, Bursaspor U29 dhe Bursaapor U21. Familja bardhezi i uron suksese në këtë aventurë të re”, shkruan Laçi.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








