Në vijim të fushatës elektorale, kandidati i PS-së për Tepelenë-Memaliajn, Laert Duraj është takuar me një grup pensionistësh dhe anëtarë të shoqatës “Veteranët” në Memaliaj.
“E dini cila ishte ndër kërkesat e tyre kryesore? … Terrene sportive për nipërit! Ide e mirë, apo jo? Dhe së shpejti do të bëhen! Duke hedhur një hap më shumë në rrugën për #ShqipërinëQëDuam me Shtet Punë dhe Mirëqenie”, thotë Duraj teksa poston edhe një “selfie” me të moshuarit.
/ArgjiroLajm.net/