• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lajm i madh nga Anglia, 4000 tifozë në gjysmëfinalen e FA Cup

01/04/2021
Lajm i madh nga Anglia, 4000 tifozë në gjysmëfinalen e FA Cup

Gjysmëfinalja e FA Cup midis Leicester City-t dhe Southamptonit është zgjedhur nga qeveria si ngjarja e parë e provës së futbollit për kthimin e tifozëve. Sfida do të zhvillohet më datë 18 prill dhe është parashikuar të jenë 4000 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Në këtë rast, nuk do të jenë tifozë të zakonshëm, por banorë të zonave rreth mitikut Wembley. Gjithashtu mendohet se mund të ftohen edhe punonjësit e shërbimit shëndetësor në këtë ngjarje, e cila mund të konsiderohet si hapi i parë në rrugën drejt kthimit të turmave të mëdha në impiantet e futbollit dhe jo vetëm.

Qeveria ka theksuar se ngjarjet pilot janë krijuar për të hetuar se si mund të mbahen njerëzit të sigurt në turma dhe në këtë rast qëllimi kryesor nuk është që tifozët të shohin ekipet e tyre dhe të brohorasin për to, por se si mund të reagojë njeriu në pandemi, i rrethuar nga një numër i madh njerëzish. Sidoqoftë, shpresa është që rezultatet e kësaj ndeshjeje provë dhe të eventeve të tjera, të cilat do të zhvillohen në prill dhe maj, do t’i bindin autoritetet të lejojnë një numër të konsiderueshëm fansash në stadium gjatë finaleve të “Euro 2020”.
Qeveria britanike pritet të shpallë së shpejti një listë me rreth 14 ngjarje pilot. Gjysmëfinalja e FA Cup do të jetë nga të parat. Lista përfshin gjithashtu finalen e Carabao Cup, më 25 prill, midis Tottenhamit dhe Manchester City-t, dhe finalen e FA Cup, më 15 maj, si dhe Kampionatin Botëror të Snookerit në Sheffield, i cili fillon më 17 prill. Qeveria britanike ka thënë se mund të jetë e mundur që të hiqen të gjitha kufizimet aty ku është e mundur. Do të monitorohen me rigorozitet normat e infeksionit Covid, shtrimet në spital dhe vdekjet, për të vendosur në fund heqjen e të gjitha masave të bllokimit.

Related Posts

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)
Sport

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al