Një pacient i infektuar me koronavirus po përmirësohet dhe po shkon drejt shërimit. Mësohet se bëhet fjalë për 62-vjeçarin nga Elbasani, i cili u infektuar bashkë me të shoqen, nga djali që iu kthye nga Italia.
Ai ka dalë negativ në testin e parë që i është bërë nga mejkët, ndërkohë që pritet t’i bëhet edhe një tjetër test. 62-vjeçari ishte vetëkarantinuar në banesë duke ndjekur rregullat e mjekëve, ndërsa e shoqja ndodhet ende e shtruar në spital.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.









