Në komunikimin për masat lehtësuese, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se janë hequr të gjitha fashat orare në zonat e gjelbra.
“Në të gjithë territorin ku janë zonat e gjelbra lëvizja është e lirë, me makinë, në këmbë, ose me kal. I lirë, ndërsa në zonat e kuqe rregullat ndryshojnë dhe do të mbeten kështu në varësi të numrat”, – tha Rama.
Kjo do të thotë se Tirana, Durrësi, Kruja, Kurbini, Shkodra dhe Fieri do të vijojnë me kufizime, ku ëvizja do lejohet deri në orën 17:30.
Kryeministri Rama paralajmëroi se nëse do ketë shtim të rasteve, atëherë në një zonë të gjelbër mund të rikthehen kufizimet.










