Këtë katër vjeçar investimet në infrastrukturë do të përqëndrohen në akset kombëtare. Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, tregoi nga foltorja e parlamentit rrugët që do të ndërtohen. Ndër të tjera ai foli edhe për nisjen e aksit Kardhiq-Delvinë.
“Brenda këtij 4-vjeçari do të përfundojmë rrugën Kardhiq-Delvinë e cila sapo ka filluar”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Aktualisht në këtë rrugë është duke u vendosur kantieri i kompanisë që do të kryejë punimet. Inagurimi për këto punime pritet të bëhet ditën e hënë pranë fshatit Vergo, aty ku u ndërprenë 6 vjet më parë.
I pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Distanca mes Tiranës dhe Sarandës pas përfundimit të rrugës Kardhiq-Sarandë do të jetë rreth 3 orë e gjysmë.
© AgjiroLajm.net