Zakonisht në vendet e parkimit janë të rezervuara gjithnjë një ose dy vende për personat tetra dhe paraplegjikë dhe në fakt kjo është një politikë shumë e mirë, sigurisht në se do funksiononte.
Një rast i paprecedent ka ndodhur në Përmet, ku një qytetar me aftësi të kufizuara ka parkuar në vendin e tij të caktuar me tabelë, por Policia e i ka vendosur gjobë.
Përshëndetje JOQ! Desha të denoncoj një rast që ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Përmetit, ku një invalidi i vendosin gjobë se ka parkuar në “vendin e gabuar”, në vendin e invalidit dhe ai është vet invalid. A mund të na thotë zoti polic, mos duhet të parkojmë në trotuar për të qenë në rregull me ju?”, përfundoi Meti Baco, qytetari nga Përmeti.
Thuajse gjithmonë ato vende i shikojmë të zëna nga makina, sepse përgjegjësit e parkingjeve e lejojnë, shoferët nuk e vrasin mendjen dhe shteti nuk do t’ia dijë për këtë kategori fatkeqësisht.