Vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal është kthyer jo vetëm në yll të fushës, por edhe një aset gjigant tregtar për Barcelonën. Sipas “Cadena SER”, fanella e tij po shitet trefish më shumë sesa e Lionel Messi në moshën e njëjtë. Kjo ndikohet edhe nga zgjerimi global i shitjeve, pas rinovimit të marrëveshjes me “Nike”.
Yamal, tashmë me numrin 10 legjendar mbi shpinë, përfaqëson 80% të shitjeve totale të fanellave të klubit katalanas, rekord absolut për një lojtar kaq të ri. Ndikimi i tij shtrihet edhe në rrjetet sociale: +176% shikime në X, +146% në Facebook dhe +87% në Instagram. Nga 20 videot më të ndjekura të Barçës sezonin e kaluar, 9 kishin protagonist Yamal.
Ai është bërë fytyra e re e futbollit spanjoll, ambasador i “Adidas” dhe pjesë e fushatave për prezantimin e topit zyrtar të Botërorit 2026. Yamal nuk është më thjesht një talent, por markë globale që gjeneron fitime dhe me ndikim të jashtëzakonshëm.
Cristiano Ronaldo në moshën 18-vjeçare fitonte 1.200€ në javë
Lionel Messi në moshën 18-vjeçare fitonte 1.500€ në javë
Lamine Yamal në moshën 18-vjeçare po fiton rreth 300.000 € në javë







