Joan Laporta është rizgjedhur në krye të Barcelonës edhe për 5 vitet e ardhshme. Laporta fitoi bindshëm një tjetër mandat si president duke triumfuar ndaj rivalit të tij, Victor Font. Për mediat, një rol përcaktues në këtë votime kishin edhe lojtar si Lamine Yamal, me këtë të fundit që doli publikisht pro Laporta-s.
Bosi i klubit blaugrana mori 32,934 vota nga 48,480 anëtarë me të drejtë vote. Ndërkohë, rivali i tij, Victor Font mori vetëm 14,385 vota. Laporta jo vetëm që fshehu gëzimin për rizgjedhjen e tij në krye të Barçës, por festoi gjatë për këtë sukses bindës:
“Është fantastike të shohësh ortakët që zgjedhin atë që do t’i përfaqësojë, jemi një klub fantastik. Falënderoj Barcelonën dhe të gjithë ortakët që votuan në mënyrë demonstrative dhe demokratike”, u shpreh ndër të tjera Laporta.
Me rizgjedhjen e Laporta-s për herë të katërt si president, e ardhmja e Hansi Flick në krye të ekipit është e blinduar. Pasi zgjidhën edhe këtë dilemë, të gjithë në radhët e Barçës janë të bashkuar për të fituar titullin në La Liga dhe për të shkuar se më larg në Champions.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







