• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Largimet e padrejta nga puna në Shqipëri, kosto në buxhet 90 mln dollarë

20/09/2020
Largimet e padrejta nga puna në Shqipëri, kosto në buxhet 90 mln dollarë

Shkarkimet e padrejta nga puna në administratën publike janë bërë gangrena më e re në detyrimet që ka për të paguar buxheti i shtetit.

Sipas raportit të buxhetit faktik të vitit 2019 të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, detyrimet e prapambetura për vendime gjyqësore, ku dominojnë ato të largimeve nga puna, arritën 34 milion dollarë, duke iu afruar edhe faturave që së fundi Shqipëria është ndëshkuar në arbitrazhin ndërkombëtar në çështjet e hapura vitet e fundit nga dy kompani.

Për herë të parë borxhet e prapambetura të qeverisë, po dominohen nga faturat e largimeve nga puna, dhe jo nga kostot e projekteve në infrastrukturë.

“Për vitin 2019, detyrimet e prapambetura për vendime gjyqësore rezultuan në rreth 3.4 miliardë lekë ose rreth 42% e stokut total të detyrimeve të prapambetura qendrore. Këto vendime kanë kryesisht në sfond largimet e padrejta nga puna të ish-punonjësve, të cilat në çdo rast implikojnë kosto buxhetore të paparashikuara”, thuhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas raportit të detyrimeve të prapambetura të pjesës së parë të këtij viti, kjo faturë është rritur në 40 milion dollarë edhe gjatë periudhës së pandemisë.

Në të dhënat e audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, rezulton se thesari ka paguar në vitet 2016, 2017 dhe 2018 nga llogaria shpenzime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largime nga puna 50 milion dollarë fatura, ku nëse i shtohen edhe 40 milion dollarë të tjera detyrime, shpenzimet e taksapaguesve për këto vendime arrijnë në 90 milion dollarë për 5 vite.

Related Posts

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim
Kryesore

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit
Kryesore

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali
Kryesore

Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali

04/03/2026
E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

04/03/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

Josa analizë, fokusi te Vora/ Ja situata te Bylisi

04/03/2026
Euro U-17 për vajza / Shqipëria U-17 barazon ndaj Izraelit në “Shtëpinë e Futbollit”

Euro U-17 për vajza / Shqipëria U-17 barazon ndaj Izraelit në “Shtëpinë e Futbollit”

04/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al